Raporti që trondit UNMIK-un: Akuza për korrupsion, nepotizëm dhe abuzim fondesh në Kosovë

Një analizë shqetësuese e publikuar nga avokati amerikan dhe themeluesi i organizatës ‘Inner City Press’, Matthew Russell Lee, ka ngritur akuza serioze për korrupsion, nepotizëm dhe keqmenaxhim brenda Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), veçanërisht gjatë mandatit të ish-shefes së misionit, Caroline Ziadeh.

Sipas tyre, sa i korruptuar është sot OKB-ja nën Antonio Guterres tregon shembulli i fundit të UNMIK në Kosovë, për të cilin zëdhënësit e tij, Stephane Dujarric dhe Melissa Fleming, refuzojnë të japin përgjigje ndaj pyetjeve të shtypit. ‘Inner City Press’ i ka pyetur për rastin më të ri të abuzimit seksual brenda OKB-së. Kjo, sipas një sinjalizuesi të brendshëm të OKB-së dërguar për ‘Inner City Press’.

Në shkrimin autorial të botuar në fillim të gushtit 2025, Matthew Russell Lee sjell dëshmi të ofruara nga një sinjalizues brenda UNMIK, duke zbuluar shqetësime të mëdha që përfshijnë punësime përmes favorizimeve personale, promovime të pamerituara dhe keqpërdorim të fondeve të misionit, të gjitha këto në një kohë kur organizata po përballet me krizë financiare dhe pasiguri të madhe për stafin.

“Gjatë javëve të fundit të mandatit të saj, Caroline Ziadeh është parë duke shtyrë përpara punësime për njerëzit e afërt me të, duke përfshirë edhe bashkëshorten e njërit prej bashkëpunëtorëve të saj më të ngushtë, Georges Fahkry,” – thuhet në shkrim, duke iu referuar praktikave të dyshimta të punësimit.

Akuzat kryesore që ngre Lee në analizën e tij janë serioze. Promovime të pamerituara, nepotizëm dhe favorizime, keqpërdorim i fondeve publike si dhe kulturë hakmarrjeje dhe pa transparencë.

Sipas analizës së publikuar në Inner City Press, drejtimi i ish-shefes së UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, është shoqëruar me një sërë praktikash të dyshimta, që kanë shkaktuar pakënaqësi të thellë mes stafit dhe kanë vënë në pikëpyetje integritetin e misionit të OKB-së në Kosovë.

Një tjetër rast që ngjalli reagim është transferimi i Manuchekhr Adilov nga Prishtina në Mitrovicë, një distancë prej vetëm 45 minutash, për të cilin UNMIK ka shpenzuar mbi 100,000 dollarë për kostot e zhvendosjes – në një kohë kur shumë punonjës të tjerë të misionit nuk po arrijnë të sigurojnë kontrata 12-mujore për shkak të mungesës së fondeve.

E përvec këtyre raportimeve, sipas kësaj analize në prag të largimit të saj nga posti, Ziadeh raportohet të ketë krijuar vende të reja pune në mënyrë të dyshimtë për njerëz të afërt me të, përfshirë asistenten e saj të përkohshme Jasmin Hasic dhe bashkëshorten e Fahkry-t, duke thelluar dyshimet për keqpërdorim të pozitës publike në përfitim të rrethit të saj të ngushtë.

“Kjo kulturë e mbyllur, ku vendimet për punësim dhe promovim duket se bazohen më shumë në lidhje personale sesa në meritokraci, sipas autorit të analizës, ka dëmtuar rëndë moralin e stafit dhe misionin e UNMIK-ut në Kosovë. Situata bëhet edhe më shqetësuese në kontekstin e një krize të thellë financiare që po përjeton misioni, ku favorizimet flagrante kontrastojnë me pasigurinë e thellë të pjesës tjetër të stafit”.

Matthew Russell Lee e përmbyll analizën me një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj mungesës së transparencës nga Kombet e Bashkuara dhe heshtjes së zyrtarëve të lartë të OKB-së ndaj këtyre shqetësimeve serioze, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm Antonio Guterres.

“Guterres duhet të ndalojë censurën,” përfundon Lee, duke lënë të kuptohet se mungesa e llogaridhënies është bërë normë në nivelet më të larta të OKB-së.

Reference: https://innercitypress.com/ungate1unmikicp081825.html

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika