Një person është raportuar i zhdukur në Rahovec, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas policisë, bëhet fjalë për një burrë i cili është larguar nga shtëpia të shtunën në orët e paradites dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer më.
“Rahovec 07.03.2026-10:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.