Real Madridi humb penalltinë në fund, mbetet në barazim me Al Hilalin

Real Madridi ka mbetur në barazim me Al Hilalin në ndeshjen e parë të Grupit H në Kupën e Botës për Klube, që u zhvillua të mërkurën mbrëma në Miami. 

Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

Spanjollët kaluan të parët në epërsi me golin e Gonzalo Garcias në minutën e 34-të, por skuadra saudite, e drejtuar nga trajneri italian Simone Inzaghi, barazoi shtatë minuta më vonë përmes një penalltie të realizuar në minutën e 41-të.

Pjesa e dytë solli tensione edhe më të mëdha. 

Në minutën e 89-të, Mohammed Al Qahtani i Al Hilalit u ndëshkua me penallti pasi, duke tentuar të largonte topin, e goditi në fytyrë futbollistin e Realit, Fran Garcia. 

Gjyqtari e akordoi penalltinë pas rishikimit të VAR-it.

Megjithatë, portieri i Al Hilalit arriti ta ndalë goditjen e Federico Valverdes nga pika e bardhë, duke siguruar barazimin për skuadrën e tij.

Ndeshja shënoi debutimet zyrtare të dy trajnerëve të rinj: Xabi Alonso te Real Madridi dhe Simone Inzaghi te Al Hilali. 

Po ashtu, për “Los Blancos” debutuan futbollistët Trent Alexander-Arnold, i cili luajti 65 minuta, dhe Dean Huijsen që kompletoi takimin.

Në ndeshjet e radhës të Grupit H, Real Madridi përballet me Pachucan, ndërsa Al Hilali me Salzburgun.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika