Rexhepi për marshin e shqiptarëve të Luginës: Pasi nuk ka zgjidhje tjetër, po detyrohemi të dalim rrugëve

Nënkryetari i Këshillit Kombëtar në Luginë, Enkel Rexhepi

Qindra shqiptarë nga Lugina e Preshevës në jug të Serbisë kanë marshuar të hënën, për siç thanë ata, kundër diskriminimit dhe në kërkim të barazisë dhe të drejtave të shqiptarëve në Serbi.

Nënkryetari i Këshillit Kombëtar në Luginë, Enkel Rexhepi, ka thënë në emisionin “FIVE”, në TV Dukagjini, se pasi nuk ka zgjidhje për të drejtat elementare në mënyrë tjetër, ata po detyrohen që të marshojnë, në kërkim të së drejtave.

“Jemi munduar t’i zgjidhim në mënyrë politike, preokupimet e shqiptarëve e duke mos u zgjidhur kjo cështje, ne po detyrohemi të dalim rrugëve t’I kërkojmë të drejtat elementare që na takojnë e janë e drejta jetësore në Luginë të Preshevës,” ka thënë Rexhepi.

Teksa thotë se shqiptarët e Preshevës treguan zërin e tyre, e marshin e ditës së sotme e quan “marsh madhështor”.

“U treguan në bazë diskriminimet tërësore që janë duke ndodhur nga shteti serb.”

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika