Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vajza që ishte raportuar e zhdukur që nga 6 marsi është kthyer në shtëpinë e saj.
Sipas raportit 24-orësh, ajo është në gjendje të mirë shëndetësore, njofton Dukagjini.
“Ferizaj / 06.03.2026 – 14:00. Me 10.03.2026 është raportuar se viktima e cila ishte e zhdukur që nga data e incidentit është kthyer në shtëpinë e saj në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në raportin policor.