Cristiano Ronaldo raportohet se ka arritur një marrëveshje paraprake me klubin saudit Al Nassr për të vazhduar kontratën e tij.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, i vetmi detaj që mbetet për t’u përcaktuar është koha e zgjatjes së kontratës.
Romano ka theksuar se rinovimi për një vit është i garantuar, por drejtuesit e Al Nassr po përpiqen që ta bindin Ronaldon të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2027.
Qëndrimi i Ronaldos në Al Nassr është shumë i rëndësishëm për Ligën Saudite, pasi ai ishte ylli i parë i madh i futbollit që u transferua në Riad në dhjetor të vitit 2022.
Megjithatë, përkundër golave të shumtë që ka shënuar (99 gola në 111 ndeshje), Ronaldo ende nuk ka fituar ndonjë trofe të rëndësishëm me klubin, gjë që ka nxitur spekulime për një largim të tij.