Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se çështja e formimit të Asociacionit, parashihet të shkoj në Gjykatën Kushtetuese.
“Padyshim që duhet me shku [në Gjykatën Kushtetuese], parashihet me shku”, tha ai.
Rrustemi tha se në Marrëveshjen e Brukselit, Kosova ka tentuar t’i minojë dëmet e qeverive të kaluara, ato të 2013-tës dhe 2015-tës, për Asociacionin/
“E thash, një ditë pas marrëveshjes, nuk e di cka kanë thënë të tjerët, e kam thënë se pika 7, është përpjekje me sanu dëmin e 2013-tës dhe 2015-tës, nëpërmjet një mekanizmi real”, ka thënë ai.
Rrustemi tha se LVV-ja, ka hyrë në dialog mos të bëjmë marrëveshje të dëmshme për Kosovën.