Rubin për Qeverinë serbe: Gjithmonë janë përpjekur ta fajësojnë UÇK-në për krimet e tyre

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, James Rubin i cili është duke dëshmuar me autorizimin e Qeverisë Amerikane, tha se forcat serbe janë munduar që të mbulojnë krimet e tyre dhe janë përpjekur që ta fajësojnë UÇK-në.

Ai pohoi se forcat serbe kanë mbuluar krimet për t’i fshehur provat që të mos ketë llogaridhënie pas arritjes së NATO-s në Kosovë. Pra, që të mos ketë prova të disponueshme për Tribunalin për krime lufte,

Po ashtu, Rubin pohoi se Qeveria serbe nuk po vepronte sipas asaj që kuptohet si luftë konvicionale, por po vepronin si kriminelë për të fshehur krimet.

“Është karakteristikë që kemi parë në Bosnje dhe përsëri në Kosovë… ata gjithmonë janë përpjekur që të fajësojnë UÇK-në. Pra, Qeveria Serbe. Kjo është mënyra që ata e justifikonin atë që po bënin duke hedhur fajin tek të tjerët”, tha ai.

Rubin përmendi edhe një takim që kishte pasur me Jakup Krasniqin në Bruksel, ku Krasniqi i kishte kërkuar ndëhyrje ushtarake Amerikës, armatosjen e UÇK-së dhe ndalimin e spastrimit etnik nga Sllobodan Millosheviq.

Dëshmitari tha se kërkesat e Krasniqit ishin racionale në atë kohë, por ishte e pamundur që të realizoheshin në atë periudhë kohore.

Me kaq përfunduan pyetjet e mbrojtjes së Krasniqit për dëshmitarin dhe do të vazhdojë me pyetje Prokuroria, përfaqësuar nga prokurori James Pace.

Prokurori Pace tha se i duhen 4 orë për pyetjet e tij.

Rubin mohoi se ka marrë pjesë përpara Rambujesë në takime ku ka pasur anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm. Gjithashtu, mohoi të ketë takuar komandantë të zonave të UÇK-së.

Ai tha se nuk e dinte para Rambujesë se Thaçi ishte drejtor i Drejtorisë Politike të UÇK-së./BD

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika