Ruzhdi Shehu: Bujqësia, shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik të Junikut

Ruzhdi Shehu, kryetar i Junikut nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe njëherit kandidat për të parin e kësaj komunë në zgjedhjet lokale të tetorit, ka theksuar se bujqësia mbetet ndër prioritetet kryesore të zhvillimit ekonomik të komunës.

Në një videopostim në Facebook, ai ka kujtuar investimet e realizuara gjatë mandatit të parë qeverisës, duke theksuar se janë ndërtuar 6,500 metra kanale ujitëse me një kosto prej 325,000 euro dhe janë rehabilituar 3,640 metra kanalizim në lagje të ndryshme të Junikut me një investim prej 250,000 euro.

“Bujqësia është një nga shtyllat kryesore për zhvillimin ekonomik të Junikut”, ka deklaruar Shehu.

Ai shtoi se puna do të vazhdojë edhe më tej nëse qytetarët i japin besimin për një mandat të dytë. “Në mandatin e dytë do të vazhdojmë edhe me shumë projekte tjera për bujqësinë e Junikut”, ka theksuar kandidati i LDK-së.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika