Ruzhdi Shehu prezanton listën e kandidatëve të LDK-së për Kuvendin Komunal të Junikut

Kandidati për kryetar të Junikut nga radhët e LDK-së, Ruzhdi Shehu, ka prezantuar sot listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal, duke theksuar se bëhet fjalë për një ekip të përkushtuar, me integritet dhe të njohur mirë nga qytetarët.

“Pas hapjes së fushatës zgjedhore, sot kam kënaqësinë t’ju prezantoj listën e kandidatëve tanë për Kuvendin Komunal – një ekip që përfaqëson dinjitetin, profesionalizmin dhe vlerat më të mira të Junikut tonë”, ka theksuar Shehu.

Ai ka theksuar se kandidatët janë fqinjë, familjarë dhe miq të qytetarëve, të njohur për integritetin dhe profesionalizmin e tyre.

Shehu ka ftuar qytetarët që në ditën e votimit të dalin masivisht dhe të votojnë listën e LDK-së për të garantuar vazhdimësinë e zhvillimit dhe përkrahjen e vizionit të tij për komunën.

“Zëri juaj është forca jonë,” ka shkruar Shehu në Facebook.

Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika