Sa kohë do të qëndrojë Perëndimi i rreshtuar kundër Putinit?

Disa komentues të luftës në Ukrainë, përgjithësisht ata të klasës së realistëve të politikës së jashtme, janë gati për përfundimin akoma para përfundimit të lojës, ka thënë Michael Gerson për “The Washington Post“.

Në fillim ishte një dështim i parandalimit. Pas disa vitesh të veprimeve pasive të Perëndimit ndaj aventurizmit të tij në Gjeorgji, Krime e Siri, Vladimir Putin mendoi se mund të përmbushte një pushtim të lehtë të Ukrainës. Ishte një llogaritje e gabuar, por jo e paarsyeshme. Një reagim i shpejtë dhe i çeliktë i Presidentit Biden ndoshta nuk ishte rezultati që Shërbimet e Intelegjencës së Putinit e renditën si më të mundshëm. Pasi kishte përkrahur braktisjen e Sirisë (si zëvëndëspresident) dhe Afganistanit (si president) në fate të tmerrshme, guximi i Biden nuk do të supozohej.

Me fillimin e politikës së jashtme, realistët në të gjithë spektrin ideologjik menduan (si shumë të tjerë) se lufta do të ishte një goditje në favor të Rusisë. Ky rezultat dp të kishte virtytin e një thjeshtësie strategjike. Vija e kuqe kundër agresionit rus mund të ishte vendosur në kufinjët e paprekshëm të vendeve të NATO-s. Thirrja e nenit 5, pjesa e mbrojtjes reciproke të Traktaktit të Atlantikut të Veriut, do të kishte shmangur nevojën për zgjedhje të vështira strategjike. Ndërsa pak njerëz, përveç të djathtës ekstreme të Amerikës, po rrënjoseshin. Për të, disfata e shpejtë e Ukrainës do të kishte parandaluar gjakderdhjen dhe do të kishte rezultuar në një qartësi të rehatshme të kostove dhe rreziqeve.

Megjithatë, Ukraina refuzoi të bashkëpunonte në historinë e rënies së saj. Një kombinim i udhëheqjes së shkëlqyer kombëtare nga Volodymyr Zelensky, patriotizmi i përhapur, armët e siguruara nga NATO dhe paaftësia e rëndë ruse, e ka lejuar Davidin të ndalojë Goliathin në gjurmët e tij. Por në vend që të vritet me lehtësi, gjigandi i aramtosur mirë po ndalon për të rindërtuar, rifurnizuar dhe rishqyrtuar opsionet e tij.

Pjestarë të ushtrisë ukrainase

Mes një grupi gjithnjë e më të zëshëm realistë të politikës, ky rezultat pozitiv e tronditës mbetet një humbje afatgjatë për interesat e SHBA-së. Argumenti vijon kështu: Një ngërç i përgjakshëm në Ukrainë me krime të tilla si rrafshimi i Mariupolit dhe Kharkivit, nuk është vetëm një makth humanitar.

Vazhdimi i kësaj lufte të pafitueshme do të shkaktonte destabilizim rrezatues. Sa kohë do të qëndrojë Evropa e bashkuar kundër Putinit kur vendet të përballen me mungesë energjie, me humbje të vendeve të punës dhe me realitetin e strehimit të milionave refugjatëve të tjerë përtej 4 milionëve që vlerësohet të kenë ikur tashmë?

Si do të reagojnë britankët kur të përjetojnë, të themi, një rritje prej 50 për qind ose më shumë në kostot e energjisë? A nuk do ta ripërtijnë përfundimisht argumentin e tyre në një atmosferë vuajtje ekonomike, avokatët gjermanë të qetësimit të Putinit të cilët janë qetësuar vetëm përkohësisht?

Ekonomia e SHBA-së nuk është aq e varur sa ajo e Evropës nga mardhënia e saj ekonomike me Rusinë. Por a nuk do të vendosë një presion të jashtëzakonshëm politik mbi Biden prishja e tregjeve globale të energjisë, që rezulton në çmime më të larta në pompat e benzinës? A mundet që ky dislokim ekonomik të ndihmojë në kthimin në pushtet të një prej aleatëve të mbetur të Putinit, Donald Trump-it?

Disa ekspertë të politikës së jashtme paralajmërojnë gjithashtu se gjymtimi i Rusisë mund ta kthejë atë në një shtet terrorist, si Koreja e Veriut, ndërkohë që ajo është gjithnjë e më afër Kinës për mbështetje.

“Sfida kryesore sot”, arguemtoi së fundi në Foreign Affairs, Samuel Charap i Rand Corp është se, “rezistenca e guximshme e Ukrainës, madje e kombinuar me presionin gjithnjë e më të madh perëndimor ndaj Moskës, ka shumë pak gjasa të kapërcejë avantazhet ushtarake të Rusisë, e lëre më t’a rrëzoj Putinin. Pa një lloj marrëveshje me Kremlinin, rezultati më i mirë ndoshta është një luftë e gjatë dhe e mundimshme që Rusia ka gjasa të fitojë gjithsesi”.

“Një konflikt i tillë i zgjatur, paralajmëroi ai, do të “çimentonte nivelin aktual ekstrem të armiqësisë midis Rusisë dhe Perëndimit”, i cili do të minonte interesat e SHBA-së në stabilitetin rajonal dhe global në terma afatgjatë.

“Sado e papëlqyeshme të jetë arritja e një kompromisi me Putinin pas masakrës që ai ka lëshuar”, vazhdoi Charap, “Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë për të siguruar një zgjidhje të negociuar të konfliktit sa më shpejtë.”

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Ka të paktën tre probleme me këtë qasje:

Së pari, çdo paqe e mundshme dhe e nxitur që u detyrohet ukrainasëve do të përfshinte pothuajse me siguri, lëshime territoriale ndaj Rusisë. Kjo do të përbënte një tjetër dështim masiv të parandalimit duke e ftuar në thelb Putinin të kërcënojë dhe frikësojë vendet joanëtare të NATO-s.

Së dyti, ndërkohë që ofrimi i armëve “gung-ho” për ushtrinë ukrainase mund të rrisë përfundimisht një rrezik të konfliktit të drejtëpërdrejtë të NATO-s me Rusinë, ne nuk dukemi ende afër asaj pike. Biden ka qenë korrekt në shmangien e një zone ndalim-fluturimi, por ai nuk është ende afër fundit të numrit dhe sofistikimit të raketave që mund të dërgohen me përgjegjësi. Raketa për të nxjerrë më shumë avionë, më shumë anije, më shumë tanke. NATO duhet të testojë kufijtë e mëtejshëm të fitores së mundshme kundër Rusisë në Ukrainë. Gjë të cilën nuk e ka bërë akoma.

Së treti, ky mund të jetë shansi më i mirë, dhe ndoshta i vetmi, i brezit tonë për të zbatuar kufijtë e vërtetë mbi kërcënimin më të madh për paqen evropiane dhe botërore. Nën Putinin, Rusia është tashmë një shtet mashtrues terrorist, i lidhur ngushtë me Kinën. Si do ta bëjë më të mundshëm stabilitetin global akomodimi efektiv i agresionit barbar të Rusisë?

Mbledhja e popujve të tyre për të pranuar barrën e përkohshme ekonomike të kërkuar për t’u përballur me Putinin është tani sfida kryesore për liderët evropianë dhe presidentin e SHBA-ve. Nuk do të jetë e lehtë, por sigurisht që do të jetë më e lehtë sesa të ndjekësh shembullin Zelensky.

 

Përktheu dhe përshtati RTV DUKAGJINI

Të fundit nga rubrika