Canaj: Kurtit nuk i beson më askush në botë, as Marconi e Bideni

Sipas ish-diplomatit Blerim Canaj, Kurti nuk po besohet më nga presidentët amerikan dhe francez, Jode Biden dhe Emmanuel Macron. Shkaku i këtij mosbesimi, Canaj thotë se ndërkombëtarët po kërkojnë veprime konkrete nga Kurti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe pastaj të vazhdohet me Këshillin e Evropës

Kryeministrit, Albin Kurti, “nuk i besojnë më” as presidenti amerikan, Jode Biden e as ai francez, Emmanuel Macron, ka pohuar ish-diplomati, Blerim Canaj.

Sipas tij, ndërkombëtarët po kërkojnë Kurtit “lëvizje konktrete” në drejtim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe pastaj të vazhdohet me Këshillin e Evropës.

“Natyrisht që është kështu (se duhen veprime drejt themelimit të Asociacionit), së paku kështu po thonë francezët, gjermanët e amerikanët. Që duhet një indice konkrete në drejtim të themelimit të Asociacionit. Që pastaj të vazhdohet më Këshillin e Evropës. Pse ndodhë kjo dhe pse nuk i besohet më Albin Kurtit.

Që ai kur premton dhe garanton diçka pa e parë zezën mbi të bardhën, ata nuk i besojnë më, se Kurtit nuk i beson më askush… nuk po i beson Macroni, Bideni, s’po i beson askush në botë”, ka thënë Canaj, në “FIVE” të Dukagjinit.

Sipas Canajt, Kurti përmes zotimeve në Ohër dhe Bruksel vitin e kaluar e ka pranuar Asociacionin.

“Kurti arriti me marrë një draft me kompetenca ekzekutive… e ka pranuar draftin, a ishin zotimet në Ohër dhe në Bruksel. Albini Kurti është fut ën kurhtin e Vuçiqit dhe tash është duke u sjellë në një rreth vicioz”, ka theksuar Canaj.

Kështu Canaj ka shtuar se nëse Kurti e themelon Asociacionin Kosova bën progres në Këshill të Evropës.

“Nëse e bën ne ecim përpara në Këshill të Evropës nëse nuk e bën ne stopojmë”, ka thënë ndër të tjera Canaj.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika