Ambasada Gjermane në Prishtinë ka njoftuar për vizitën zyrtare të Johann Saathoff, Sekretar Parlamentar i Shtetit pranë Ministrit Federal për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, i cili do të qëndrojë në Kosovë më 22 dhe 23 gusht 2025.
Gjatë ditës së premte, Saathoff do të vizitojë iniciativën kryesore Inovacion dhe Parkun e Trajnimeve në Prizren (ITP), një projekt model i cili fokusohet në ndërmarrësi, inovacion, zhvillimin e bizneseve dhe përmirësimin e aftësive profesionale.
Programi i vizitës përfshin një sesion informues dhe një vizitë në kompani, duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm të Gjermanisë për të mbështetur rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe forcimin e bashkëpunimit bilateral.
Pas vizitës në terren, në hapësirat e projektit do të mbahet një konferencë për shtyp, ku Sekretari Parlamentar i Shtetit do të japë një deklaratë dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të përfaqësuesve të mediave./EX