Sekuestrohen mbi 4 kg kokainë me vlerë 300 mijë euro, arrestohet një person në Prizren

Policia e Kosovës ka sekuestruar 4 kilogramë e 440 gramë kokainë, me vlerë të përafërt prej 300 mijë euro, gjatë kontrollit në dy lokacione në Prizren.

Në lidhje me rastin është arrestuar një person me inicialet H.K. (1994).

Gjatë operacionit janë konfiskuar gjithashtu:

• Dy peshore elektronike;

• 260 euro para të gatshme;

• Një pajisje për vakumim qesesh plastike;

• Një motoçikletë “Piaggio Vespa”;

• Një telefon “iPhone 15 Pro Max”;

• Një skalper;

• Sasi e konsiderueshme qesesh plastike për paketim.

Policia bën të ditur se sipas vlerësimeve, sasia e sekuestruar e kokainës në tregun ilegal mund të arrijë vlerën deri në 300 mijë euro.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga Njësia e antidrogës në Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në këtë qytet.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika