SHBA: Ne jemi duke u marrë 24 orë në ditë me çështjen e monitorimit të situatës në veri të Kosovës

Tensionet në veri të Kosovës duhet të zvogëlohen, pasi nëse përshkallëzohet situata jetët e paqeruajtësve vihen në rrezik, sipas Ndihmëssekretares së Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried

Ndihmëssekretarja amerikane për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried





Ndihmëssekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, është deklaruar pasi situata në mes të Kosovës dhe Serbisë është tensionuar, pas bojkotimit të institucioneve në katër komunat veriore nga serbët lokalë.

Sipas Donfried, tensionet në veri të Kosovës duhet të zvogëlohen sepse nëse përshkallëzohet situata, jetët e paqeruajtësve vihen në rrezik.

“Ne jemi duke u marrë 24 orë në ditë me çështjen e monitorimit të situatës në veri të Kosovës. Serbia dhe Kosova të zbatojnë marrëveshjet e arritura”, ka deklaruar Donfried për RTSH, transmeton Portali Dukagjini.

“Ne e kemi mirëpritur propozimin gjermano-francez. Mendojmë se ka hapësirë për progres. Së bashku me BE-në mbështesim progresin, SHBA mendon se zhvillimet e fundit janë shqetësuese, nuk është zgjidhje braktisja e institucioneve”, ka shtuar ajo.

“Të gjitha palët duhet të marrin hapa për qetësi dhe për siguri. Bëjmë thirrje për uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Situata nuk duhet të përshkallëzohet, jetët e atyre që janë paqeruajtës atje janë në rrezik. Tensionet në veri të Kosovës duhet të zvogëlohen”, ka përfunduar ajo.





Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika