ShBA shton sanksionet ndaj Hamasit dhe pjesëtarëve të Gardës Revolucionare të Iranit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë një valë të dytë të sanksioneve kundër grupit militant palestinez, Hamas, pas sulmeve të grupit ndaj Izraelit këtë muaj. Këto sanksione janë përpjekje për të ndalur financimin dhe mbështetjen ndaj Hamasit dhe organizatave të tjera militante në Lindjen e Mesme, të cilat raportohet se janë përkrahur nga Irani

Pjesëtar të Hamasit.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të premten një valë të dytë të sanksioneve kundër grupit militant palestinez, Hamas, pas sulmit të grupit kundër Izraelit këtë muaj.

Në listën e sanksioneve janë përfshirë një zyrtar i Hamasit në Iran dhe anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Sanksionet i godasin edhe asetet e Hamasit dhe kompanive të lidhura me Hamasin që kanë tentuar t’i shmangin sanksionet paraprake, ka thënë Departamenti amerikan i Thesarit.

Irani e përkrah Hamasin dhe disa grupe të tjera militante në Lindje të Mesme.

“Ne nuk do të hezitojmë në marrjen e masave për degradim të kapaciteteve të Hamasit për të kryer sulme të tmerrshme terroriste, duke iu shënjestruar aktivitetet financiare dhe rrjedhën e fondeve”, ka thënë zëvendëssekretari amerikan i Thesarit, Wally Adeyemo.

Sipas tij, sanksionet ia pamundësojnë Hamasit shfrytëzimin e sistemit financiar ndërkombëtar.

Izraeli e ka bombarduar Rripin e Gazës prej 7 tetorit, ditën kur Hamasi ka kryer sulme në tokën izraelite, duke i lënë të vdekur 1.400 persona.

Grupi militant i ka marrë edhe 200 pengje, disa prej tyre foshnje.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se mbi 7.000 persona janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite, por shifra nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Personave të futur tani në listë të zezë iu ngrihen të gjitha asetet në Shtetet e Bashkuara dhe u ndalohet biznesi me individë apo kompani amerikane, shkruan REL.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Hamasi gëzon investime në vlerë të qindra miliona dollarëve prej kompanive në Turqi, Sudan, Alergji, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vende tjera.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika