Shehu: Gjatë ditëve në vijim përfundojmë asfaltimin e të gjitha rrugëve lokale në Junik

Screenshot

Kryetari aktual i Junikut dhe njëkohësisht kandidati i LDK-së për një mandat të ri, ka deklaruar se projekti për asfaltimin e pothuajse të gjitha rrugëve lokale dhe rrugicave në komunë tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare.

Ai ka theksuar se infrastruktura rrugore është parakusht për lëvizjen e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik e social, duke shtuar se këto punë “duhej të ishin realizuar para më shumë se 12 viteve, kur pushtetin e kishte dikush tjetër”.

“Këto punë ka qenë dashur të realizohen para mё shumë se 12 viteve kur dikush tjetër ka qenë në pushtet. Megjithate gjate mandatit tone te parë e realizuam edhe ketë projekt mjaft të rëndesishëm per junikasit. Derisa të tjerët po bëhen bashke “për të shkëmbyer pervoja” dhe po krijojnë front të perbashket kundër LDK nё Junik, ne do te vazhdojmë me punen tonë te ndershme dhe duar të pastërta për transformimin e Junikut”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, 12 tetori do të jetë “festë e madhe”, sepse qytetarët e Junikut nuk do të lejojnë që “interesat personale të disa individëve të dominojnë mbi interesin e përgjithshëm të komunës”.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika