Sherr masiv në Vlorë mes policisë dhe qytetarëve, nxirren armët

Një sherr masiv ka ndodhur gjatë mesnatës midis policisë së Vlorës dhe disa qytetarëve në Lungomare.

Dyshohet që konflikti të ketë nisur për sekuestrimin e disa skuterave elektrikë.

Siç raporton A2CNN, dy persona u arrestuan, të cilët janë pronarë të një subjekti që jep me qira mjetet elektrike.

Sipas policisë, dy të arrestuarit ushtronin aktivitetin e tyre pa licensë duke zaptuar hapësirën publike.

Ndërsa po punohet për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të cilët goditën punonjësit e Policisë gjatë detyrës.

Si pasojë e konfliktit, dy punonjës policie aktualisht ndodhen në spitalin e Vlorës, pasi kanë pësuar fraktura.

Sipas qytetarëve, sherrin e ka nisur policia pasi kanë komunikuar shumë ashpër me të rinjtë dhe më pas ka degjeneruar në përplasje fizike, ku policët kanë nxjerrë dhe armët./A2CNN

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika