Shkruhen grafite me motive ndëretnike në shtëpinë e një kosovari në Mitrovicën e Veriut

Persona të panjohur kanë vizatuar shkrime me motive ndëretnike në shtëpinë e një qytetari kosovar në Mitrovicën e Veriut

Foto ilustruese

Persona të panjohur kanë vizatuar shkrime me motive ndëretnike në shtëpinë e një personi në Mitrovicën e Veriut.

Qytetari kosovar që ka raportuar rastin, ka njoftuar se shtëpia është në proces ndërtimi.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të mërkurën e 31 janarit dhe i njëjti po vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente.

Policia e Kosovës, këtë rast, në raportin 24-orësh e ka cilësuar si “nxitje, urrejtje dhe mosdurim ndëretnik”.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur në shtëpinë e tij, e cila është në proces ndërtimi, kanë vizatuar shkrime me motive ndëretnike. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika