Krahasuar me ditë paraprake e sidomos me të shtunën e kaluar, këtë të shtunë pritjet kufitare janë shkurtuar.
Kështu ka treguar përditësimi i fundit i të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Më e ngarkuar është pika kufitare e Merdarës, ku pritjet për të dalë nga Kosova shkojnë deri në 40 minuta.
Ndërkohë, tek Dheu i Bardhë dhe në Mutivodë pritjet arrijnë deri në gjysmë ore.
Javën e kaluar, pritjet arrinin deri në tre orë.