Shqiptarët e larguar nga Zveçani thonë se është i vështirë kthimi në shtëpitë e tyre

Shqiptarët që u detyruan të largoheshin nga vendbanimet e tyre në pjesë të ndryshme të Kosovës nuk janë të vogël në numër, Driton Berisha dhe Betim Osmani janë dy nga shumë të tjerë që lanë shtëpitë e tyre në Zveqan dhe u shpërngulën në pjesën jugore të Mitrovicës

Driton Berisha dhe Betim Osmani u detyruan t’i braktisin shtëpitë e tyre në Zveçan. Në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, ata kanë rrëfyer eksperiencat e tyre dhe jetën pas largimit nga shtëpitë e tyre.

“Është parë që situata ishte e keqe, Zveçani është me shumicë serbe, ne kemi qenë pakicë, 30-40 shtëpi, dhe jemi larguar para kohe dhe më nuk kemi shkuar kurrë atje, edhe sot nëse kthehemi, është problem, sepse atje shumica dominojnë, kisha pasur dëshirë të kthehem në Zveçan, por është e vështirë, herën e fundit kam qenë para 6 viteve” ka thënë Berisha.

Ndryshe nga Dritoni, Betim Osmani tha se shtëpinë e vizitojnë çdo ditë dhe shpresojnë që të kthehen në pronat e tyre.

“Vizitojmë shtëpinë për çdo ditë, me komunitetin serb nuk kemi pasur probleme, e shoh si mospunë të institucioneve tona për krijimin e kushteve për qytetarë që të mos kthehen në pronat e tyre”, u shpreh ai.

Tutje, ai ka shtuar se pas shpalljes së pavarsisë, shteti i ka të gjitha kompetencat për veprim në të gjithë territorin e Kosovës dhe nga institucionet kanë kërkuar që të funksionojë ligji në territorin e Kosovës.

“Është jashtë logjikes t’ia hedh fajin Serbisë, pse jam jashtë shtëpisë sime, deri në vitin 2008 nuk na kanë lejuar ndërkombëtarët, në vitin 2008 jemi shtet i pavarur dhe sovran, si shtet i kemi të gjitha kompetencat për veprim në territorin e Kosovës”, theksoi ai.

Osmani ka theksuar edhe punën vullnetare që bën me të gjithë të larguarit nga veriu i vendit.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika