Publicisti Pal Shtufi ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si u paraqit ndërhyrja e FSK-së në veri, pas lejimit nga KFOR-i, duke e quajtur tërësisht të politizuar dhe joserioze.
“Nuk ka qenë mision ushtarak, por kërkim-shpëtim. Është banalitet t’i thuash asaj ndërhyrje ushtarake. VV-ja po përpiqet të fitojë poena politike nga një gjë që nuk ka lidhje me politikë”, ka theksuar Shtufi në emisionin FIVE.
Ai kritikoi ashpër dhe qytetarët që sipas tij, po bien pre e një “psikoze kolektive”.
“Jemi në një gjendje ku nëse Kurti thotë që fluturon arusha, ata thonë që arusha fluturon. Kemi rënë në një kurth kolektiv të halucinacioneve politike,” shtoi ai.
Sipas Shtufit, politikanët në vend në vend se të merren me zhbllokimin e proceseve dhe punën konkrete për vendin, merren me “gjëra koti”, duke e thelluar edhe më shumë mosbesimin dhe joseriozitetin në sytë e aleatëve perëndimorë.
“Merren me gjëra koti, në vend që të merren me punë të këtij shteti, me zhblloku vendin. Është bërë edhe turp ka ngritur edhe joseriozitetitn në shkallën alarmante në perëndim sepse askush me ty nuk merret seriozisht. Njëherë duhet ta duash vendin vetë”, deklaroi ai.