Shtuni: Kurti ka hapur beteja, Kosova s’e ka luksin ta humbë partneritetin me SHBA-në

Eksperti i sigurisë ndërkombëtare, Adrian Shtuni, duke komentuar deklaratat e ndërkombëtarëve se vendimet e fundit të qeverisë kanë ndikuar në partneritetin në mes të Kosovës dhe SHBA-së, ka thënë se nga ana e kryeministrit Kurti janë hapur beteja nga të gjitha anët

Ekspert i Sigurisë, Adrian Shtuni.

“Është shumë e qartë, por nuk po kuptohen mesazhet e SHBA-së nga Qeveria e Kosovës. Kosova nuk ka luksin ta humbë partneritetin vital me SHBA-në, si do të luftojë vendi nëpër betejat që ka hapur Qeveria e Kurtit”.

Kështu ka deklaruar eksperti i sigurisë ndërkombëtare, Adrian Shtuni, teksa komentuar situatën aktuale pas deklaratave të ndërkombëtarëve, duke theksuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hapur beteja në të gjitha krahët.

Ai ka theksuar se qasja e kryeministrit Kurti është jostrategjike dhe se nga ana e tij po bëhen autogola të vazhdueshëm.

“Zoti kryeministër ka hapur beteja në të gjitha krahët, dhe nuk e di si do të luftojë Kosova në gjithë këto anë dhe çfarë do të fitojë. Nuk e kemi hallën të pasojat ekonomike, por shikojeni se çfarë lloj qasje jostrategjike, se çfarë lloj gabimi i shumëfish, çfarë autogola të vazhdueshëm është duke bërë, nuk e di se për interes të kujt janë. Partneriteti me SHBA-në nuk cenohet, mesazhi ishte i qartë për Qeverinë. Populli të reagojë për Kurtin”, ka deklaruar Shtuni.

Ai ka shtuar se mesazhi i SHBA-së ishte i qartë për qeverinë dhe ka thirrur popullin të reagojë ndaj kësaj situatës.

Sipas tij, partneriteti me SHBA-në nuk duhet të cenohet.

“Nuk po lexohen mesazhet e SHBA-së… Nëse vazhdon kështu, Qeveria e Kosovës nuk do të trajtohet si një partnere. Kosova nuk e ka luksin të humbë partneritetin vital të SHBA-së. Pse kemi ardhur në këtë pikë, pas dy ditësh do të festojmë 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, por nuk e di a na ka mbetur gjë për të festuar në këtë lloj situate”, është shprehur mes të tjerash ai.

Vizita e Blinken në Shqipëri – Cilat janë porositë për rajonin duke pasur parasysh raportet e tensionuara në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe raportet e Kosovës me SHBA-në, cilat janë mesazhet për rajonin?

“Fokusi do të jetë tek e ardhmja e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, dhe jo nga e kaluara. Takimi me të rinjtë pikërisht dërgoi mesazh, pra u takua me rininë para se të takohej me Ramën, duke dhënë një mesazh simbolik që sytë duhet të jenë nga ardhmja dhe jo nga e shkuara. Pra syri duhet të jetë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe stabilitetit të rajonit, unë mendoj se kjo ishte kryesorja drejt atij mesazhi që është dhënë”, ka thënë Shtuni.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika