Shtyhet seanca për rastin “Banjska”, shkak mosfunksionimi i pajisjeve për video-lidhje

Gjykata Themelore e Prishtinës

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka njoftuar se është anuluar seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Dushan Maksimoviq dhe Vladimir Toliq, e cila ishte paraparë të mbahej sot, më 27 tetor.

Sipas njoftimit të Gjykatës, anulimi është bërë pasi përmes emailit zyrtar nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës është informuar se autoritetet e Maqedonisë së Veriut, konkretisht Gjykata e Shkupit, kanë bërë të ditur se nuk kanë mundësi të realizojnë lidhjen me video-konferencë për këtë datë, për shkak të mosfunksionalitetit të pajisjeve të nevojshme për dëgjimin e dëshmitarit të paraparë.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special njofton se është anuluar seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj të akuzuarve B.S, D.M. dhe V.T., pasi përmes emailit zyrtar nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës është njoftuar se autoritetet e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht Gjykata e Shkupit, ka njoftuar se nuk kanë mundësi që të bëjnë lidhjen me video-konferencë për datën 27 tetor 2025, pasi pajisjet nuk janë funksionale për dëgjimin e dëshmitarit të paraparë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Po ashtu, Gjykata ka bërë të ditur se për caktimin e datave të reja në këtë çështje penale, palët do të njoftohen paraprakisht përmes ftesave zyrtare.

Sot pritet të vazhdojë seanca gjyqësore për rastin “Banjska”

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika