Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka marrë pjesë në homazhe kushtuar dëshmorëve të Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut dhe heroit të kombit, Ismet Jashari, komandant Kumanova.
Në këtë ceremoni, përveç Bujës, morën pjesë edhe vëllai i Komandant Kumanovës, Xhemajl Jashari, ish-deputet në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së në Lipjan, anëtarë të Shtabit të Degës së PDK-së si dhe kandidatët për Kuvendin Komunal.
Duke përkujtuar jetën dhe veprën e Ismet Jasharit, Buja theksoi se sakrifica dhe lufta e tij mbeten faqe e ndritur e historisë sonë kombëtare dhe frymëzim për gjeneratat që ecin në rrugën e lirisë dhe dinjitetit.
“Së bashku me vëllain e Ismet Jasharit – Komandant Kumanova, Xhemajl Jasharin, ish-deputet në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së në Lipjan, anëtarë të Shtabit të Degës së PDK-së dhe kandidatët për Kuvendin Komunal, sot nderuam përvjetorin e përjetësisë së heroit Ismet Jashari – Komandant Kumanova, si dhe përvjetorin e dëshmorëve të Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut.