Shukri Buja: Po rikthehemi për më mirë – Janjeva, Akllapi, Teqja dhe Brusi e dinë kush ka punuar për ta

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim me banorët e Janjevës, Akllapit, Teqes dhe Brusit, ku është pritur me entuziazëm dhe mbështetje të madhe.

“Janjeva, Akllapi, Teqja dhe Brusi e dinë mirë kush kryen punë. E dinë mirë kush ka investuar mbi 2 milionë euro për këto lokalitete”, ka deklaruar Buja.

Ai ka theksuar se puna e bërë gjatë mandatit të tij të mëparshëm është dëshmia më e mirë e përkushtimit ndaj qytetarëve dhe zhvillimit të këtyre zonave.

“Prandaj, sonte e mirëpritën Kryetarin, e mirëpritën ekipin tonë fitues, si dhe e mirëpritën PDK-në”, ka shkruar Buja.

Në fund, kandidati i PDK-së ka përcjellë një mesazh të qartë rikthimi dhe besimi në fitore.

“Ne po rikthehemi. Po rikthehemi për më mirë për Lipjanin. Po rikthehemi për më mirë për Janjevën, Akllapin, Teqen dhe Brusin. Fitorja është e jona!”, ka thënë Buja.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika