Si e gjeti sistemin arsimor në ditën e parë të punës? Tregon Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se ndryshimet e shpeshta para kohës së saj si ministre kanë lënë gjurmë në sistemin e arsimit.

E ftuar në “Radar” me Edita Doli në Radio Dukagjini, Nagavci ka treguar se si e gjeti sektorin e arsimit kur nisi punën si ministre e këtij dikasteri.

“E kam menduar se është një përparësi, sepse nuk ka qenë diçka që ka qenë shumë e pritshme kur unë kam filluar punën si ministre, paraprakisht kemi pasur periudhën kur ka pasur ndryshime të shumta të qeverive. Domethënë ishin katër qeveri paraprakisht që nuk ishin përfunduar as gjysmën e mandatit. Pra, ndryshimet e shpeshta natyrisht se kanë reflektuar aty. Pas asaj, ne filluam menjëherë në periudhën pas pandemisë, ku kishte ndërprerje të mësimit, kishte nevojë për riorganizim dhe rikthim…ligje të filluara”, ka thënë ajo.

Tutje, Nagavci ka theksuar se sektori i arsimit dhe Ministria kishte nevojë për stabilizim.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika