Simiq del para Gjykatës, akuzohet për sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq

Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ka nisur gjykimi fillestar ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiq, dhe Urosh Vukasinoviq, të cilët akuzohen se nxitën protestuesit që të sulmonin gazetarët shqiptarë gjatë tensioneve në Leposaviq, që ndodhën më 16 qershor të vitit 2023.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, më 16 qershor 2023, gjatë protestës kundër vizitës së ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Simiq i ka dhënë urdhër turmës që të sulmonte mediat dhe më pas ekipet e mediave janë sulmuar me shok-bomba, grushte, shqelma e mjete të forta.

Ai akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”.

Krahas tij, të akuzuarin Vukasinoviq, Prokuroria e ngarkon edhe me akuzën për sulm.

Sipas statistikave të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, janë mbi 30 raste të sulmeve ndaj gazetarëve që kanë ndodhur për tri javë gjatë protestave të serbëve në vitin 2023.

Për to, vetëm një person është dënuar. Në shkurt të vitit 2025, Gjykata Themelore në Mitrovicë e dënoi me 12 mijë euro gjobë Dalibor Spasiqin, i cili e pranoi fajësinë për sulm ndaj gazetarit Burim Zariqi./EO

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika