Sindikata e RTK-së: Nëse s’ka buxhet deri më 5 gusht, fillojnë grevat

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK), ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga të gjitha institucionet përgjegjëse, për të shmangur krizën financiare që po rrezikon funksionimin e transmetuesit publik dhe sigurinë e qindra vendeve të punës.

Sindikata paralajmëron se nëse deri më 5 gusht 2025 nuk alokohet pjesa e mbetur e buxhetit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, do të ndërmerren hapa ligjorë, përfshirë padinë për shkelje të ligjit dhe nisjen e protestave dhe grevave nga data 6 gusht.

 “SPERTK u bën thirrje të gjitha partive politike, pa dallim, që të ndërhyjnë menjëherë dhe të gjejnë zgjidhje urgjente për të mos lejuar që RTK të dëmtohet financiarisht dhe të rrezikohet puna e qindra punëtorëve. Kujtojmë se edhe në vitin 2021, megjithëse nuk kishte institucione funksionale në të gjitha nivelet, u gjetën metoda ligjore për alokimin e mjeteve dhe shmangien e krizës financiare. Në rast se deri më datën 5 gusht 2025 nuk alokohet buxheti në llogarinë e RTK-së, Sindikata do të iniciojë padi për shkelje të ligjit dhe nga data 6 gusht 2025 do të fillojë me protesta dhe greva të lejuara me ligj, deri në realizimin e kërkesave të drejta të punëtorëve dhe garantimin e stabilitetit financiar të transmetuesit publik”, thuhet në njoftim.

Sindikata kujton se në nëntor 2024, përmes Avokatit të Popullit, ka dorëzuar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me zvogëlimin e buxhetit të RTK-së për 2 milionë euro, por deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje zyrtare.

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika