Sirtari i Messit ka hapësirë edhe për një trofe

35 vjeçari, Lionel Messi edhe këtë vit do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror ku mund edhe të marrë trofe. Sulmuesi argjentinas gjatë karrierës së tij ka fituar shtatë topa të artë dhe gjashtë këpuca të arta

Leonel Messi, futbollist

E ka fituar Ligën e Kampionëve, La Ligën, Ligue 1, Kupën e Amerikës, numëron shtatë topa të artë, gjashtë këpuca të arta e qindra rekordre tjera, por trofeun më të madh në nivel të kombëtares nuk e ka shijuar akoma.

Me shiritin e kapitenit në krah, e me shumë përvojë në supe, Leo Messi është nisur për në Katar.

Në sirtarin e tij ka një hapësirë: Kupa e Botës.

“La Albiceleste” është e mbushur me yje, në secilin repart dhe statistikat tregojnë që nën urdhërat e trajnerit Lionel Scaloni gjërat kanë ndryshuar pozitivisht.

Hera e fundit kur kjo kombëtare ka pësuar humbje ishte tre korriku i vitit 2019.

Që nga atëherë “humbja” është fjalë e panjohur më ameriko-latinët.

Tashmë, Messi është 35 vjeçar dhe kjo me shumë gjasë është hera e fundit që do të marrë pjesë në një turnir të tillë. Rrugëtimin mund ta mbyllë si fitues, ose si humbës, fusha e gjelbër do të flas më së miri. 

Statistikat e Messit në Kampionatet Botërore të mëparshme:

2006: tri ndeshje, një asistim, një gol.

2010: pesë paraqitje një asistim, asnjë gol.

2014: shtatë ndeshje, një asistim, katër gola.

2018: katër paraqitje, dy asistime, një gol.

Më së afërmi për ta fituar botërorin, Messi ishte në vitin 2014, kur ishte mposhtur në finale nga Gjermania, me rezultat minimal 1-0.

Argjentina gjendet në Grupin C së bashku me Meksikën, Arabinë Saudite dhe Poloninë.

Analizat

Pse ndeshja Zvicër- Serbi ka të bëjë në të vërtet...

Serbia dhe Zvicra u përballen në raundin e fundit të ndeshjeve të grupeve në Kupën e Botës 2022 në atë që është bërë një...

Cilat skuadra janë kualifikuar në fazën eliminatore të Kupës së...

Kampionati Botëror për Kupën e Botës në Katar ka filluar më datën 20 Nëntor, dhe deri  të premten e 2 Dhjetorit janë zhvilluar afro...

A e kaloi topi vijën? Nata dramatike e ndeshjes Spanjë...

Goli i diskutueshëm i Japonisë kundër Spanjës që vulosi përparimin e tyre në 16-shen e Kupës së Botës, dhe e bëri Gjermaninë të rrëzohej,...

Stadiumet

Stadiumi Ahmad bin Ali

Karakteristika më e habitshme e stadiumit është një fasadë e ndezur, e përbërë nga modele që karakterizojnë aspekte të ndryshme të vendit: rëndësinë e...

Stadiumi Al Bayt

Stadiumi e ka marrë emrin nga 'bajt al sha'ar' – të cilat ishin tenda të përdorura historikisht nga popujt nomadë në Katar dhe në...

Stadiumi Al Janoub

Dizajni është frymëzuar nga velat e varkave tradicionale Dhow, në nder të së kaluarës detare të Al Wakrah. Një sistem inovativ ftohjeje dhe çati e...

Të fundit nga rubrika