S’ka marrëveshje Kosovë-Serbi për targat, Bislimi jep detaje (VIDEO)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se ende nuk është arritur ndonjë dakordim në mes të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave

Zëvendëskryeministri i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi





Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se nuk ka asnjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

Ai ka thënë se nuk ka ndonjë dakordim për propozimin e Bashkimit Evropian në lidhje me afatin për targa.

I pyetur nga gazetarët se çfarë do të bëhet pas situatës të së hënës së 21 nëntorit, ai ka thënë “vjen e martja” duke thënë se nuk mund ta parashikojë askush.

Ndërsa për takimin me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Bislimi ka thënë se ky takim ka qenë vetëm në mes të tij dhe Lajçak, dhe jo siç është raportuar në media se është takuar me Petar Petkoviqin.

“Takimi në Bruksel ka qenë vetëm mes meje dhe Lajçak. Çdo raportues që ka raportuar për zhvillimet në Bruksel është dezinformuar. Cdo gjë që është raportuar në media është dezinformatë. Bislimi është takuar me Petkoviqin, Petkoviqi nuk ka udhëtuar në Bruksel”, ka thënë Bislimi.

Ai ka thënë se me diskutimin e bërë me 17 gusht, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të diskutojnë për normalizim të marrëdhënieve.

“Pozicioni ynë është është në katër muajt e fundit kanë ndodhur katër gjëra të rëndësishme për dialogun. Me diskutimin e bërë më 17 gusht Kosova dhe Serbia janë pajtuar të diskutojnë për normalizim dhe kjo është tema e parë që diskutohet”, ka vijuar ai.





Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika