Skender Beck, shqiptari nga Amerika na dërgon tinguj të Rock’n Roll

Artisti modern i zhanrit të muzikës Rock and Roll, Skender Beck, i cili është me origjinë shqiptare dhe është kantautor me bazë në ShBA ka rrëfyer planet e tij për të ardhmen dhe fokusin e tij në muzikën e rock-ut. Ndërsa, ai gjithashtu ka përmendur edhe disa artistë kosovar me të cilët endërron të bëjë bashkëpunime

Skender Beck, artisti shqiptar i zhanrit të muzikës Rock'n Roll

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi ku dolën shumë artistë të mëdhenjë si Bob Dylan, Jim Morrison, Jimi Hendrix, dhe shumë të tjerë, nga po ky vend kemi mundësin të dëgjojmë edhe një rock artist shqiptar, i cili po dërgon tinguj të rock muzikës së tij, jo vetëm në Kosovë por në të gjithë Evropën.

Pra, këngëtari i njohur i zhanrit të muzikës Rock and Roll, Skender Beck është shqiptari i cili po bënë suksese të vazhdueshme në Amerikë.

Në intervistë për Dukagjinin, Skender Beck tregoi se si e sheh muzikën rock në Kosovë dhe në Amerikë,  po ashtu ka treguar ekskluzivisht se do të publikojë këngën e tij të re, “STUCK IN THE SKY”,  e cila do të dal në platformat digjitale më 26 gusht.

Po ashtu, miksimin e zërit të kësaj këngës, Beck e ka bërë me Chris Wonzer, i cili ka punuar me yje të muzikës si Pin, Sting, Deep Purple, Christina Aguilera, Macy Gray e shumë të tjerë.

Skender Beck, artisti shqiptar i zhanrit të muzikës Rock’n Roll

Ndërsa, gjatë punës së tij ai ka përfunduar edhe një këngë në gjuhën shqipe, por ëstë duke menduar se kur të publikohet.

“E kam në përfundim një këngë shqip. Ta them të drejtën qe tri herë e kam përfunduar por po jam shumë tekanjoz. Besoj shumë që së shpejti do ta plasoj”, ka thënë Beck.

Po ashtu, ai ka thënë se momentlisht nuk mund të kthehet në Kosovë që të vazhdojë karrierën, por është i interesuar të bëjë projekte.

“Dëshira gjithmonë është më madhe se sa realiteti, por momentalisht nuk mendoj të vazhdoj karrierën ne Kosovë, ndërsa jam i interesuar të punoj projekte në Kosovë”, ka thënë ai.

Sipas tij, Amerikën për këtë lloj zhanri të muzikës e bënë më të velfshme sistemi i rregulluar që ka për mbrojtjen e të drejtave autoriale të artistëve. Dhe se kjo e bënë te ndihet shumë mirë, që ka atë mundësi të kontrollit.

“Madje unë kur dëshiroj të postoj diçka në rrjete sociale me vjen email që thotë Skenderi e ka këtë të drejtë autoriale dhe nuk mundeni ta publikoni këtë muzikë, edhe pse unë jam ai pronar i muzikës”, ka shtuar Beck.

Skender Beck, artisti shqiptar i zhanrit të muzikës Rock’n Roll

Gjithashtu, Beck është pyetur se cilët janë rock artistët e vendit që do të kishte dëshirë të bashkëpunonte nëse do ishte ne Kosovë.

Ai ka thënë se ka shumë, por ka përmendur disa emra si kompozitori i njohur shqiptar Florent Boshnjaku, këngëtarin Menan Kiserin, Nexhat Maculën (TNT), Migjen Kelmendin (Gjurmët), Naser Gjinovcin (Minatori), Valon Gashi, Petrit Çarkaxhiun (Jericho).

“Sa kam jetuar në Kosovë ëndërr e kam pasë, dhe ende e kam me bashkëpunu me ta”, është shprehur ai.

Ndërsa, sa i përket gjeneratave të reja të rock muzikës ka përmendur Ilaz Aliun, i cili sipas tij është një dashamirës i muzikës që përkrah me postime të shumta muzikën shqiptare në Facebook, dhe se nga ai, Beck  ka mundësi të dëgjojë për shumë artistë të rinjë.

I pyetur se nëse ka provuar ndonjëherë që ndonjë këngë të e bëjë me instrumental oriental, Beck ka thënë se nuk e preferon si zhanër, pasi atë e tërhek më shumë muzika toske.

Ai ka thënë që secili zhanër ka specifikat e veta, por dëshiron që muzika e tij të bëhet me muzicientë që përdorin instrumentet, dhe se kjo e bënë muzikën e tij pak më të vështirë të realizohet.

Sipas tij, muzika me instrumente nuk është njësojë sikur ta prekësh një pullë dhe ta automatizoj procesin me kompjuter, por ky proces është i mirë përderisa është duke u komponuar kënga, po kur vjen koha e inçizimit ai thotë se dëshiron t’i dëgjoj instrumentet e vërteta, duke thënë se ndryshe tingëllojnë daullet kur përdoren nga kompjuteri e ndryshe në studio.

Jeta e tij dhe parashikimi i së ardhmës në Kosovë, për një artist të zhanrit Rock and Roll

I pyetur se sa dëgjohet muzika e tij Rock and Roll tani, dhe sa është dëgjuar më herët, Beck është përgjigjur se cdo zhanër i muzikës ka valët e veta, dhe se po aq njerëz sa kanë dëgjuar muzikë rock atëherë dëgjojnë edhe tash.

“Çdo zhanër i muzikës i ka valët e veta. Ndoshta po aq njerëz sa kanë dëgjuar muzikë rock atëherë, dëgjojnë edhe tash, ndoshta vetëm është rritë numri i njerëzëve, por ndryshojnë trendet kohë pas kohe gjithsesi”, është përgjigjur Beck.

Ndërsa, se pse në Kosovë nuk dëgjohet aq shum ky zhanër i muzikës, ai ka thënë se nuk ka njohuri sepse nuk ka jetuar qe shumë vjet. Por, sipas tij në Amerikë muzika rock i ka dëgjuesit e vet besnik, ndërsa muzika pop dhe RnB ka më shumë dëgjueshmëri.

“Nuk e di për Kosovë se nuk kam jetuar atje qe shumë vjet, por këtu muzika rock i ka dëgjuesit e vet besnik dhe vetëm rritet ky numër me dashamirë të ri. Po në të njejtën kohë muzika pop, RnB e edhe format tjera moderne kanë shumë më tepër dëgjueshmëri dhe ky numër rritet për të gjithë”, ka thënë ai.

Skender Beck, artisti shqiptar i zhanrit të muzikës Rock’n Roll

Ai ka shtuar se muzika rock është ajo që i pëlqen dhe e shtyen të merret me këtë formë të artit, dëgjurshmëria për të është dytësore, pasi ai ka thënë se fokusohet të bëjë muzik që i pëlqen e të tjerat sipas tij të gjitha shkojnë e vijnë.

Ndërsa, se si ia del që të qëndrojë besnik këtij zhanri të muzikës, është përgjigur se nuk e ka fokus kryesor, pasi sipas tij është një lloj intuite që vjen për t’i frymëzuar apo për t’i kuptuar ndjenjat e atyre që dëgjojnë muzikën e tij në atë moment.

“Jam shumë i pasionuar kur bëjë muzikë, i them muzicientëve të studios që punoj me ta, edhe tani por edhe më herët, që nëse më telefonojnë në ora tre të mëngjesit e më pyesin për kitarën solo apo bass në trakën e 20, nga fundi i këngës, kthjellem menjëherë këmbëkryq edhe filloj me e diskutu qysh me e ekzekutu”, ka shtuar Beck.

Pasion për muzikën, artisti modren i rock-ut ka thënë se ka shumë, por edhe për muzikën e fundit që e ka inçizuar në studio, nuk kishte fjalë ta përshkruante ndjenjën që kishte kur dëgjonte këngën e plotë me të gjitha detajet që ka punuar në të.

Skender Beck, artisti shqiptar i zhanrit të muzikës Rock’n Roll

“Kur e inçizova tash këngën e fundit në studio është vështirë ta përshkruaj çfarë ndjenje të bukur e pata kur e dëgjoja këngën komplete me të gjitha detajet që i kam punuar në të, në kitarë, piano e në harmoni të vokaleve e edhe në tekstin e këngës”, ka thënë Beck.

Beck ka treguar se këngët e tij dëgjohen në të gjitha platformat digjitale të muzikës, por ai ka thënë se albumi i tij i fundit me më shumë dëgjueshmëri ka qenë në platformat Spotify dhe në You Tube VEVO channel.

Artisti rock, ka treguar se aktualisht po qëndronë në ShBA, më saktësishtë në Los Angeles të Kalifornisë, është i martuar dhe ka tre fëmijë, Max, Enry Zog dhe Era Mbresa.

Ai ka thënë se gruaja momentalisht po qëndronë në Kosovë, sepse dëshira e tij është që ata të flasin shqip, të kenë dëshirë të shoqërohen me familje nga Kosova dhe të njihen me kulturën shqiptare.

“Gruaja me dy fëmijët është momentalisht në Kosovë, sepse po kam dëshirë që të flasin shqip, dhe të kenë më shumë kohë e dëshirë të shoqërohen me familje dhe të njihen me kulturën tonë. Unë do të jem atje gjatë gushtit, gjithashtu”, ka thënë Beck.

Beck ka treguar se nësë arseyja që nuk jeton në Kosovë është zhanri i muzikës që krijon.

Skender Beck, artisti shqiptar i zhanrit të muzikës Rock’n Roll

“Jo, nuk e besoj që ka të bëj me muzikë. Kam ardhë në Amerikë qysh në vitin 1997 ku kam studiuar në Institutin e artit dramatik, The Lee Strasberg Institue në New York, e më pas u vendosa në Los Angeles. Kosovën gjithmonë e kam në zemër por momentalisht jetoj këtu, në Los Angeles” ka thënë Beck.

Ndërsa, se çfarë duhet të ndërmerret në Kosovë për këtë zhanër të muzikës, ai ka thënë se duhet të përkrahen më shumë muzicientët e rokut nga shoqëria, t’i vizitojnë më shumë koncertet e tyre, të ua blejnë këngët kudo që janë të ofruara ato.

“Nuk ju kushton aspak njerëzëve të ju bëjnë ndonjë pëlqim muzikës kur ata i postojnë muzikën e tyre në Instagram, Facebook,Tik-Tok apo Youtube. Sa për ilustrim çdo këngë e çdo bendi kërkon shumë angazhim dhe shumë punë që shumica mbetet e pa paguar”, ka thënë ai.

Ndërkaq, nga grupet e tij të preferuara ai ka përmendur, Muse, The Killers, AC/DC, Talking Heads, Roxy Music.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika