Sopjani: Regjimi në Beograd në kurs të ri konfrontimi me studentët

Shkelzen Sopjani, avokat, ka folur në një linjë direkte në FIVE në RTV Dukagjini lidhur me protestat që po zhvillohen në Serbi, të cilat në dy ditët e fundit janë përshkallëzuar.

“Këto dy ditët e fundit po e shohim që regjimi atje ka hyrë në një kurs të ri, pra konfrontim të drejtpërdrejtë me studentët, me protestuesit, marrë parasysh se këto nëntë muajt e fundit nuk është që ka pasur një ekses të theksuar.”

“Sidoqoftë, sonte, sa e kam parë, është paralajmëruar edhe një protestë e re nga studentët me moton ‘Nuk jemi thes i goditjes’, kështu që pritet të ketë edhe pak më shumë dhunë, sepse këtu i kemi tre aktorë kryesorë të përfshirë: protestuesit, forcat policore dhe protestuesit pro-Vuçiç, të cilët po shihet se janë më të dhunshmit në këto situata,” ka thënë ai.

“Po shihet që policia me forcat vetanake e ka thuajse të pamundur të kontrollojë situatën, kështu që në një formë, në mënyrë klandestine, janë përfshirë edhe këta, nëse mund të themi, ‘grupet e huliganëve’ që e përkrahin Vuçiçin dhe që ka prej tyre që janë nga Kosova, nga veriu, dhe ata me leje të policisë po ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve,” ka thënë Sopjani.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika