Sot, e hënë, vendi ynë Kosova do të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.
Sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë orëve të para të mëngjesit pritet mot i vranët dhe me reshje shiu, të cilat lokalisht mund të jenë në formë të rrebesheve të vazhdueshme, duke shkaktuar mundësi për vërshime në disa zona.
Po ashtu, gjatë këtyre orëve pritet të ketë edhe shkarkesa rrufesh në disa lokalitete. Gjatë ditës parashikohet alternim vranësirash dhe periudhash me kthjellime, megjithatë nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, herë pas here mjaft e fuqishme, me shpejtësi që mund të arrijë nga 10 deri në 47 kilometra në orë.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 7 dhe 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 11 deri në 15 gradë Celsius.