Stefan Stamenkoviq ka thënë se Lista Serbe ua ka vështirësua jetën serbëve të Kosovës.
“U bëj thirrje të gjithë atyre që Lista Serbe ua ka vështirësuar jetën, politikat e së cilës kanë çuar që fëmijët tuaj të largohen përgjithmonë nga Kosova. Gjithashtu u bëj thirrje atyre që janë ekspozuar ndaj presionit për shkak të përfitimeve sociale ose vendeve të punës – sepse këto fonde na përkasin të gjithëve, jo individëve”, kështu iu drejtua qytetarëve të Shtërpcës, Stefan Stamenkoviq, kandidati për kryetar të komunës së Shtërpcës, në emër të iniciativës qytetare Drejtësi dhe Barazi.
Ai theksoi se uniteti i kërkuar nuk duhet të jetë, siç tha ai, “sipas standardeve të Beogradit”.
Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që mbështesin opsionet e opozitës, por kandidatët e të cilëve nuk marrin pjesë në zgjedhje, të “mbështesin së bashku ata që po luftojnë kundër eutanazisë politike të popullit tonë”. “Kur Petar Petkoviq mund të ftojë dhe të sjellë njerëz që nuk jetojnë këtu, që vendosin për ne, është koha të qëndrojmë nën një bajrak”, tha Stamenkoviq.