Sulmohet deputeti goran Adem Hoxha, motivi sipas familjarëve është politik

Mbrëmjen e djeshme është sulmuar deputeti i komunitetit goran, Adem Hoxha në Dragash, ku si pasojë lëndime të lehta trupore ka pësuar gruaja e tij. Sipas familjarëve të tij, sulmi dyshohet se ka ndodhur nga një person që jeton në Zvicër, kurse motivi dyshohet të jetë politik. I dyshuari është ndalur nga prokurori i shtetit për 48 orë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti goran, Adem Hoxha, së bashku me gruan dhe vajzën e tij të mitur, është sulmuar fizikisht një ditë më parë.

Këtë e ka konfirmuar për televizionin Dukagjini edhe djali i deputetit Hoxha, i cili ka dhënë detaje për rastin.

“Ishin duke u kthyer prej një feste gorane që e kemi pasur gjatë ditëve të diasporës. Ka qenë kolonë e veturave. Ky personi ka qenë në këmbë duke ecur, duke i fyer edhe sharë prapa. U afrua te dera e nënës, duke sharë. Nëna doli prej veturës dhe i tha: ‘Largohu prej familjes time’, edhe ai e ka shtyrë, këmbën ia ka lënduar. Ia nisi me bërtit, u shty me deputetin Hodža. Motra aty ia nisi me qajtë, u traumatizua edhe kështu”, ka thënë Danis Hoxha, Djali i deputetit Adem Hoxha.

I njëjti thotë që sulmi ndodhi për motive politike, ani pse thotë se nuk i di inatet me babain e tij deputetin.

“Motivet janë politike. Ai na kërcënonte në 5 vitet e fundit përmes rrjeteve sociale, Facebook-ut dhe rrjeteve të tjera sociale. E kemi lajmëruar në polici disa herë, por nuk ka pasur ndonjë masë. Ky person jeton në Zvicër, por është i Gorës”, ka thënë Danis Hoxha, Djali i deputetit Adem Hoxha.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Prizren, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar rastin dhe ka bërë të ditur se është arrestuar një person.

“Rastit i janë përgjigjur menjëherë patrullat e stacionit policor të Dragashit dhe njësiti i hetimeve, edhe në bashkëpunim me hetuesit e rastit. Sipas informatave që kemi ne, viktimat janë qytetari A.H. bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e mitur”, ka thënë Shaqir Bytyqi, Zëdhënës i policisë rajonale për Prizren.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika