Supremja e shpall të paligjshme Rregulloren e re për Koordinatorin kombëtar për luftimin e krimit ekonomik

Gjykata Supreme e Kosovës e ka shpallur të paligjshme Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për themelimin dhe funksionalizimin e Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, duke e shfuqizuar atë.

Ky vendim i Supremes është marrë pas padisë së ushtruar nga Shqipdon Fazliu, i cili ishte kryesues i Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, ndaj Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) – institucion që e kishte miratuar rregulloren.

Në aktgjykim thuhet se vendimi hyn në fuqi menjëherë pas komunikimit të përmbajtjes dhe arsyetimit te palët, ndërsa KPK obligohet që vendimin e Gjykatës ta publikojë në të njëjtën mënyrë sikurse kishte bërë me rregulloren që tani është shpallur e pavlefshme.

“Ky aktgjykim merr formën e prerë menjëherë pas komunikimit të përmbajtjes dhe arsyetimit të tij palëve, dhe detyrohet i padituri Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), me seli në Prishtinë, që të njëjtin ta publikojë në mënyrë të njëjtë sikurse të miratimit të saj”, thuhet në vendimin e Supremes.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika