Sveçla: Nuk ka arsye të braktiset Prishtina nga festivali

Pas njoftimit për anulimin e festivalit Sunny Hill, festival i cili nuk do të mbahet në qytetin e Prishtinës këtë vit, ka reaguar edhe Gëzim Sveçla, shefi i asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë

Reagime ka pasur shumë, pas reagimit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, reagim tjetër ka ardhur edhe nga Gëzim Sveçla.

Pas zhgënjimit të shumë qytetarëve të Kosovës, e poashtu edhe dëshpërimit të themeluesit të festivalit të Sunny Hill nga Dukagjin Lipa, një tjetër reagim vjen edhe nga Gëzim Sveçla, shefi i asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai është shprehur se heqja dorë nga Sunny Hill duhet të mirëpritet pas insistimit për 99 vjet pronë.

“Duhet ta mirëpresim heqjen dorë të Sunny Hill nga insistimi për 99 vjet pronë”, ka shkruar ai.

Sipas tij gjithçka është në rregull, nuk ka asnjë arsye që të braktiset Prishtina nga ky Festival, vetëm nëse në pyetje është ndonjë Pazar tjetër i mëhershëm ka shkruar Sveçla.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika