Sveçla pas takimit me Ballën: Kemi vullnet politik që mërgatës t’i ofrojmë shërbime të shpejta

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pas takimit me ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka theksuar se po punohet që mërgatës t'i ofrohen shërbime të shpejta gjatë pushimeve të tyre në Kosovë dhe Shqipëri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas takimit me homologun nga Shqipëria, Taulant Balla, që u zhvillua në pikën kufitare në Vërmicë, ka thënë se ka marrëveshje në mes të dyja vendeve që mërgatës që vijnë për pushime në Kosovë e Shqipëri t’u ofrohen shërbime të shpejta.

“Si rezultat i marrëveshjes për kalim të lehtësuar, nuk kemi shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës që presin në radhë, vështirësinë që e kemi tash është me mërgatat tona që vinë për pushime, kemi vullnetin më të mirë të mundshëm që mërgatave tona t’u shërbejmë shpejt, me efikasitet, biseduam me ekipet tona, zgjidhje ka, ka vullnet të jashtëzakonshëm politik”, ka thënë Sveçla para mediave.

Ai tutje i ka uruar Ballës suksese në misionin e tij si ministër, teksa ka theksuar se po punohet që këto marrëveshje të implementohen edhe në realitet.

“Unë me kënaqësi shfrytëzova rastin të takoj Ballën, t’i uroj suksese në misionin e tij, kemi marrëveshje që janë nënshkruar në mes të dy ministrive, po punojmë që të implementohen edhe në realitet”, ka vijuar Sveçla.

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla, ka treguar arsyet për takimin që e ka zhvilluar me homologun e tij nga Kosova, Xhelal Sveçla.

Balla tha se me Sveçlën është takuar për ta gjetur një zgjidhje në lidhje me pritjet në kufi në mes të dy shteteve, për shkak të obligimit për t’u pajisur me siguracion, e cila, sipas tij, po merr kohë duke shkaktuar kështu pritje të gjata në kufi.

Ai tha se i ka propozuar Sveçlës që mërgimtarët që hyjnë në Kosovë nga Shqipëria, të pajisen me dokumentin në fjalë, pasi ta kalojnë kufirin.

“Është gjë e mirë që ka një shkëmbim të madh mes dy anëve të kufirit, arsyeja e këtij takimi ka qenë kërkesa e imja në kontakt me ministrin Sveçla që takohem shumë shpesh, sepse kemi shumë marrëveshje. Konkretisht ka një rritje të numrit të mërgimtarëve, të cilët udhëtojnë nga Shqipëria në Kosovë, duhet të pajisen me siguracion që merr kohë të caktuar, shqetësimi im është sa kohë që mërgimtarët bëjnë me orë të tëra udhëtim, të gjenden mundësitë që gjatë hyrjes në Kosovë në morinë koha të jetë e shkurtër, ose të gjejmë një zgjidhje të pajisen me siguracion, ta bëjmë një propozim që sapo hynë në Kosovë, ose brenda një distance të caktuar. Në shumë vende, brenda 50 km, ke kohë të pajisesh me siguracion, një arsye për këtë trafik të madh është kjo”, ka thënë ai.

Balla: U takova me Sveçlën për të gjetur zgjidhje në lidhje me kolonat e krijuara në kufirin Shqipëri – Kosovë

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika