Sveçla: Jankoviq është dërguar për 48 orë në paraburgim në Serbi për “prishje të rendit kushtetues të Serbisë”

"Sipas informacioneve, Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim 48-orësh nga autoritetet serbe me akuzën për prishje të rendit kushtetues në Serbi", ka deklaruar Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Dejan Jankoviq, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës i nacionalitetit serb, është dërguar për 48 orë në paraburgim në Serbi për “prishje të rendit kushtetues të Serbisë”.

“Sipas informacioneve, Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim 48-orësh nga autoritetet serbe me akuzën për prishje të rendit kushtetues në Serbi”, ka deklaruar Sveçla.

Ai ka thënë se arrestimi i zv.drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës nga Serbia Rashkë, duhet të jetë alarm për të gjithë.

“Fakti se zv. drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës është arrestuar dhe transferuar në Rashkë duhet të jetë alarm për të gjithë. Nuk është vetëm abuzim i rëndë nga ana e Serbisë, por Vuçiq me arrestimin e mbajtjen e Jankoviqit synon të dërgojë mesazh të qartë të frikësimit për serbët e Kosovës, që janë integruar apo donin të integroheshin në Policinë e Kosovës”, ka vijuar ai.

Sveçla tha se një ditë më parë nga autoritetet serbe së “paku 1.498 qytetarë janë ndaluar, maltretuar, e disa arrestuar e marrë në pyetje lidhur me të kaluarën e tyre, lidhjet e tyre me UÇK-në, pjesëmarrjen e tyre në UÇK apo të familjarëve të tyre si dhe vendndodhjes apo veprimtarisë së tyre më 1998-99”.

Ai ka bërë thirrje për lirimin e Jankoviqit, por edhe të qytetarëve të tjerë, që, sipas tij, po mbahen të arrestuar në Serbi.

“Ngjarjet dje nuk janë thjeshtë çështje e lirisë së lëvizjes dhe shkelje e marrëveshjeve, sepse ato ndodhin në vazhdimësi. Janë shkelje e të drejtave të njeriut, dhe përbën kërcënim të madh për sigurinë e stabilitetin e rajonit. Ndalimi i bazuar në origjinë etnike kombëtare, përbën kërcënim të madh për siguri e stabilitet në rajon”, ka theksuar Sveçla. 

Më herët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sipas informacioneve të fundit, katër zyrtarë policorë të Kosovës, që po mbaheshin në Rashkë të Serbisë, janë liruar dhe i ndaluar vazhdon të mbetet vetëm zëvendësdrejtori i Policisë, Jankoviq.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Kurti tha se zyrtarët policorë ishin ndaluar në pikat kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë në Merdarë, Dheu i Bardhë e Jarinjë, si dhe në një pikëkalim kufitar në mes të Serbisë dhe Kroacisë.

“Zëvendësdrejtori i policisë vazhdon të mbahet në burg në Serbi”, tha Kurti, duke iu referuar Jankoviqit.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (MPB) tha të mërkurën vonë se një zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës dhe katër zyrtarë të tjerë policorë janë duke u mbajtur nga autoritetet serbe.

Ministria tha se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës i nacionalitetit serb, Dejan Jankoviq, është duke u mbajtur “në ndalim nga mëngjesi i sotëm pa asnjë sqarim”.

Jankoviq – i cili vjen nga Komuna e Shtërpcës – u ndalua në pikën kufitare me Serbinë, Jarinjë, në veri të Kosovës, dhe u dërgua për intervistim në qytetin jugperëndimor të Serbisë, Rashkë.

“Duke e njohur këtë praktikë të përsëritshme të Serbisë ndaj qytetarëve dhe zyrtarëve policorë, i njëjti intervistohet nga akterë të ndryshëm shtetërorë të Serbisë”, tha Ministria kosovare në një komunikatë.

Ajo tha se autoritetet serbe i kanë ndaluar “10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës (shqiptarë dhe serbë)”, por shtoi se pesë prej tyre janë liruar tashmë.

Sipas ministrisë, institucionet përkatëse janë në proces të sigurimit të informacioneve të sakta, për të sqaruar situatën e krijuar.

Ministria i akuzoi autoritetet serbe se i kanë “mbyllur qytetarët tanë në zyrat e autoriteteve të Serbisë me orë të tëra dhe nga persona të ndryshëm janë intervistuar për pjesëmarrjen apo lidhjet e tyre eventuale me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, apo me luftën në Kosovë”.

Nadalimi i Jankoviqit vjen në të njëjtën ditë kur Ministria e Jashtme e Kosovës tha të mërkurën herët se Serbia ka ndaluar autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë, si “shenjë hakmarrjeje ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika