Sveçla urdhëron IPK-në për hetimin e mundshëm të përfshirjes së policëve në rastin e Mefail Shkodrës

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka urdhëruar Inspektoratin Policor të Kosovës që të hetojë çdo lëshim apo përfshirje të mundshme të anëtarëve të Policisë së Kosovës në aktivitetet kriminale të Mefail Shkodrës, i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

Sveçla njoftoi këtë të hënën përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se në çdo deklaratë publike dhe takim me mekanizmat që ai drejton, ka kërkuar angazhimin maksimal për të garantuar integritetin personal dhe profesional të çdo punonjësi publik në vend.

“Brenda kompetencave të mia kam urdhëruar Inspektoratin Policor të Kosovës që të angazhohet në hetimin e çdo lëshimi apo përfshirjeje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës në veprimtarinë kriminale të Mefail Shkodrës, i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan”, ka shkruar Sveçla.

Ministri ka shtuar gjithashtu se askush nuk është i paprekshëm apo i pandëshkueshëm, veçanërisht brenda një institucioni që ka mandat parandalimin, hetimin dhe luftimin e çdo veprimtarie ilegale.

“Askush nuk është i paprekshëm apo i pandëshkueshëm veçanërisht brenda një institucioni që ka për mandat parandalimin, hetimin dhe luftimin e çdo veprimtarie ilegale në vendin tonë. Pres që me të njëjtën vendosmëri të veprojnë edhe hallkat tjera të sistemit, veçanërisht drejtësinë, në mënyrë që qytetarët tanë të jetojnë dhe të zhvillohen në një Republikë ku sundojnë siguria, rendi dhe ligji”, ka shkruar tutje ai.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika