Sylejmani: Në Kosovë ka shumë shërbime inteligjente që funksionojnë

Rrahman Sylejmani, kolonel i pensionuar i Policisë së Kosovës, deklaroi se në vendin tonë ka “tejmase” shërbime intelegjente që operojnë, qoftë për vendet mike apo edhe ato që jemi në konfrotim.

Sylejmani në “Mendje Kriminale” deklaroi se “spiunazhi” ka ekzistuar prej se ekziston shoqëria dhe është metodë “superzive”.

“Spiunazhi prej se ekziston shoqëria, ekziston edhe ky. Është metodë supernzive dhe e nevojshme për çdo pushteti dhe institucioni që ta përdorë karshi një armiku, rreziku në anën tjetër. Spiunazhi përfshin një sërë veprimesh dhe metoda të softistikuara për mbledhjen e informacioneve të ndjeshme ose sekreteve shtetërore.

Kosova, në situatën aktuale dhe prezencën e faktorëve ndërkombëtare, ka prezencë tejmase të shërbimeve intelegjente, edhe atyre vendeve mike të Kosovës, por edhe atyre që nuk ia dojnë të mirën Kosovës, por edhe atyre që nuk e kanë pranuar, edhe në konfrontim me ta”, vijoi Sylejmani.

Sylejmani tha se spiunazhi përdoret për paraprirjen e ndonjë qëllimi më të rrezikshëm e që ka të bëjë me mbledhjen e informacioneve si sekret shtetëror.

“Për të qenë fizikisht dhe ushtarakisht, për të paraprirë një lloj qëllimi më të rrezikshëm ka të bëjë me mbledhjen e informacioneve, që paraqet sekret shtetëror”, vijoi ai.

Sylejmani përmendi edhe tri metoda kryesore të përdorimit të spiunazhit nga faktorë të ndryshëm për qëllime shtetërore.

“ Homeit; Spiunazhi i bie mbledhje e informacioneve përmes kontakteve të drejtpërdrejta me individëve, të cilët janë të gatshëm të japin informacione ose të rekrutohen edhe agjentë të shërbimit tjetër”.

-Metoda e Sigit;që i bie Signal Intelegjence, përfshin përgjimin e komunikimit elektronike, të tilla si telefoni, email dhe mesazhet intelektuale.

-Metoda e IMIT; Imaginary Intelegence-përdorimi I fotografive satelitore, ajrore për të mledhur informacione të rëndësishme’, vijoi Sylejmani.

 

 

 

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika