Ish-deputeti, Besnik Tahiri ka takuar një figurë të rëndësishme në vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bëhet fjalë për Mark Fleming, Drejtor i Zyrës për Çështjet e Evropës Qendrore Perëndimore në Departamentin e Shtetit.
Me anë të postimi në Facebook, Tahiri ka deklaruar se ripotencoi rëndësinë e raporteve të Kosovës me SHBA-të.
“Ishte nder për mua të takoja Mark Fleming, Drejtor i Zyrës për Çështjet e Evropës Qendrore Perëndimore, në Departamentin e Shtetit Amerikan. Në takim theksova sa të rëndësishme janë marrëdhëniet SHBA-Kosovë dhe sa jetike është mbështetja e SHBA-së për rrugën tonë drejt integrimit në NATO dhe përparimit të shtetit të Kosovës. I urova suksese në punën e tij dhe kërkova angazhimin e tij të vazhdueshëm në forcimin e partneritetit tonë.”, ka shkruar Tahiri.