Tahiri: Vuçiq nuk pati fytyrë të marrë pjesë në Samitin e Berlinit

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk pati fytyrë të marrë pjesë në Samitin e Berlinit për dy arsye. Si arsye të parë ka përmendur se Vuçiqi si një kërcënues i hapur i sigurisë dhe stabilitetit me mjete ushtarake nuk ka vend në një samit që synon paqen dhe si arsye të dytë ka thënë se po mbizotëron procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor duke "lënë në hije" Ballkanin e Hapur

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri





Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri për mungesën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Samitin e Procesit të Berlinit ka thënë se “nuk pati fytyrë” të marrë pjesë në këtë samit për dy arsye.

Tahiri si arsye të parë ka përmendur se një kërcënues i hapur i sigurisë dhe stabilitetit me mjete ushtarake nuk ka vend në një samit që synon paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Ballkan.

Ndërsa si arsye të dytë ajo ka listuar që “Procesi i Berlinit” ka përmbysur iniciativën “Ballkani i Hapur”.

“Sot mori fund projekti hegjemon serb “Ballkani i Hapur”, ndërkaq definitivisht mbizotëroi procesi i Berlinit për Ballkanin Perendimor të gjashtë vendeve perëndimore”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Sipas saj, iniciativa “Ballkani i Hapur” është një projekt i dëmshëm serbo-rus.

“Per ngarendësit e ‘Ballkanit të Hapur’ që prodhoi një tandem të çuditshem “Rama-Vuçiq’ tashmë mbaroi ky projekt i dëmshem serbo-rus”, ka vijuar ajo.

Ndryshe, Samiti i Berlinit të enjten e 3 nëntorit ka bashkuar liderët e Ballkanit Perëndimor.

Mirëpo, në këtë samit ka munguar presidenti serb, Aleksandar Vuqiq. Atë e ka zëvendësuar kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Ndërsa nga Kosova do të marrë pjesë kryeministri, Albin Kurti.

Në Berlin pritet të konkretizohen me nënshkrime tri marrëveshje.

Të gjashtë shtetet, pas një periudhe intenzive dialogu, janë dakorduar për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale.

Po ashtu pritet që Kosova dhe Bosnje e Hercegovina ta zyrtarizojnë heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e të dyja shteteve, me atë të së cilës qytetarët do të mund të udhëtojnë drejt Bosnjës pa pasur nevojë që të pajisen me vizë.

Procesi i Berlinit ka nisur në vitin 2014 me iniciativën e kancelares së atëhershme gjermane, Angela Merkel.

Qëllimet kryesore të këtij procesi janë, përmirësimi i bashkëpunimit rajonal dhe integrimi evropian i rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Procesi fokusohet në lëvizjen e lirë të njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitalit.

Ky proces përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinën.

Ndërsa, shtetet pjesëmarrëse të BE-së janë, Austria, Bullgaria, Kroacia, Franca, Greqia, Gjermania, Polonia, Sllovenia dhe Italia.

 





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika