Takimi Erdogan-Putin në Soçi dhe marrëveshja e grurit

Presidenti turk Tajip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin do të përqendrohen tek marrëveshja e eksportit të grurit përmes Detit të Zi gjatë takimit të tyre të hënën në Soçi

Presidenti turk Tajip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin do të përqendrohen tek marrëveshja e eksportit të grurit përmes Detit të Zi gjatë takimit të tyre të hënën në Soçi, mes përpjekjeve të Ankarasë për ta rikthyer Moskën tek marrëveshja, tha të dielën këshilltari kryesor i Erdogan për çështje të politikës së jashtme Akif Çagatay Kiliç.

“Ne po luajmë një rol udhëheqës në këtë proces e po vëmë re një mbështetje të fortë nga e gjithë bota, për rivendosjen e këtij korridori të kalimit të grurit”, tha në një intervistë për kanalin televiziv turk ‘A Haber’, tha Kiliç.

Ai shtoi se Turqia do të tregohet e kujdesshme në diskutimin e kësaj çështjeje të hënën, me shpresën për të arritur sukses, pasi sikurse tha Kiliç, kjo është një situatë që prek të gjithë botën.

Ndërkohë të dielën Rusia sulmoi me dronë infrastrukturën portuale në lumin Danub, që konsiderohet mjaft e rëndësishme për eksportin e grurit ukrainas. Si pasojë të paktën dy persona u plagosën në pjesët jugore të rajonit të Odesës, bënë të ditur zyrtarët ukrainas.

Danubi është shndërruar në rrugën kryesore të Ukrainës për eksportimin e grurit prej muajit korrik kur Rusia vendosi të largohet nga marrëveshja ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia. Pakti garantonte kalimin e sigurt të drithit ukrainas e produkteve të tjera nëpërmjet Detit të Zi.

Ankaraja pranoi kompleksitetin teknik që lidhet me marrëveshjen, veçanërisht në lidhje me grurin dhe mekanizmat e pagesave ruse, tha Kiliç. Çështja përfshin gjithashtu sistemet ndërkombëtare të pagesave si SWIFT, duke paraqitur një sfidë të shumëanshme, shtoi ai.

“Vendimi i udhëheqësit rus është i rëndësishëm. Besoj se takimi dypalësh mes Presidentit Erdogan dhe Putin-it, do të luajë rolin më të rëndësishëm në këtë çështje”, tha ai./VOA

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika