Analisti politik, Ismail Tasholli ka thënë se Dimal Basha nuk dallon asgjë nga kandidatët paraprak të Vetëvendosjes për kryetar Kuvendi.
Ai tha se PDK me votimin e saj për Dimal Bashën e ka ndezë driten e binës ku po shihet qartë fytyra e vërtetë e Vetëvendosjes.
“Kanihere po sillemi sikur kjo osht befasia e vitit. Jo, kjo osht (pa)fytyra e VV’s qysh prej fillimit. Veç se maskat ranë, i pamë edhe mas perdes cullakë. Krejt njejtë janë aty. Hekurani thojke ‘ma mirë mercenarët’, Albulena ja ka zvogëlu fondet e Hagës, Donika ka ba dosje, vet Albini i ka sha ma shumë se krejt… edhe sot u mor vesh për Dimalin, kandidat i VV’s. PDK veç ja ka dhezë reflektorin bines: e ka mundësu me ju pa ftyrën e vërtetë të VV’s, që u mshefke mas ‘glaukave engjëllorë’ dhe ‘luftës së klasave”, ka shkruar Tasholli në Facebook.