Të hënën, kryeministrja e Serbisë viziton Kosovën

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, të hënën do ta vizitojë Kosovën. Kjo është vizita e saj e parë në Kosovë si kryeministre e Serbisë

Ana Brnabiq, kryeministre e Serbisë

Të hënën e 5 shtatorit, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, do ta vizitojë veriun e Kosovës.

Sipas mediave serbe, Bërnabiq do ta fillojë vizitën njëditore në Mitrovicë, e shoqëruar nga Shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq dhe drejtori i Zyrës për IT dhe eQeverisje, Mihai Jovanoviq.

“Kjo është edhe vizita e saj e parë zyrtare në Kosovë si kryeministre e Serbisë”, raportojnë mediat serbe.

Po ashtu, theksohet se vizita e kryeministres serbe është paralajmëruar më 1 shtator, 72 orë para vizitës aktuale në përputhje me Marrëveshjen për Vizita Zyrtare.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika