Të martën Bislimi dhe Petkoviq takohen në Bruksel

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se të martën e 21 qershorit do të zhvillohen takime në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku në rend dite do të jetë marrëveshja për energji

Të martën e 21 qershorit do të mbahet takimi i radhës në Bruksel, në kuadër të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Kështu është konfirmuar nga Bashkimi Evropian, ku thuhet se në rend dite do të jetë marrëveshja për energji dhe përgatitjet e një takimi të nivelit të lartë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Nesër, më 21 qershor, i dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak, do të jetë mikpritës i një raundi tjetër të takimeve në kuadër të dialogut në nivelin e kryenegociatorëve” , ka thënë Peter Stano, zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri.

Sipas tij, takimi do të fokusohet në finalizimin e një udhërrëfyesi, i cili do të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjes për energji të vitit 2013-të dhe 2015-të si dhe në çështjet e tjera, përfshirë edhe përgatitjet për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë.

Nikoqir i takimit do jetë përfaqësuesi i veçantë i BE-së për dialog, Miroslav Lajҫak.

BE-ja pret që në këtë takim në nivel kryenegociatorësh të ketë një konsensus konkret për zbatimin e marrëveshjes për energji, e mundësisht edhe nënshkrimin e një deklarate për të çështjen e të pagjeturve.

Secili takim i zhvilluar në Bruksel që nga ajo kohë ka përfunduar pa asnjë rezultat.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika