Të mërkurën dalin nga 100 euro për punonjësit e ndërmarrjeve publike edhe për studentët

Punonjësit e ndërmarrjeve publike edhe studentët nga e mërkura e 30 nëntorit do të mund t'i marrin nga 100 euro subvencion të cilat i ka ndarë Qeveria e Kosovës për ballafaqimi me Inflacionin





Të martën e 29 nëntorit Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 110 të saj ka aprovuar kërkesat e Ministrisë së Financave për ekzekutimin e pakos për përballje me inflacionin  ku parashihet ndarja e shtesave nga 100 euro për punonjësit e ndërmarrjeve publike edhe studentët.

“Kërkesa e Ministrisë së Financave Punës dhe Transfereve për ndarje të mjeteve buxhetore prej 7 milionë euro për zbatimin e pikës 1.4 dhe 1.6 të Vendimit Nr. 31/99 të datës 30.09.2022, përkatësisht për pagesat e njëhershme për punëtorët e ndërmarrjeve publike dhe pagesat e njëhershme për studentët, dhe për zbatimin e Masës 2.1 – Subvencionimi i kredive investive të Pakos së Ringjalljes Ekonomike”, thuhet në komunkatën e Qeverisës së Kosovës .

“Kërkesa për aprovimin e ndarjes së mjeteve buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve “Paga dhe Shtesa” për muajin nëntor 2022.Plotësimi dhe ndryshimi i Vendimit të Qeverisë Nr. 15/96 të datës 14 shtator 2022, për të reflektuar ndryshimet e nevojshme për realizimin e pagave të specializantëve”  kanë shtuar ata.

Përveç këtyre kërkesave të Ministrisë së Financave  ka pasur edhe një kërkesë shtese të cilën poashtu qeveria i ka pranuar.

“Kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje në shumën prej 6,094,051.63 euro”, kanë përfunduar Qeveria e Kosovës.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika