Tensionet në veri, Vuçiq takohet me ambasadorët e QUINT-it

Ky takim ishte paralajmëruar të hënën, ku thuhej se temë e diskutimit do të jetë përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është takuar me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, të martën e 30 majit.

Në takim po merr pjesë ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq, shkruan Tanjug.

Ky takim ishte paralajmëruar të hënën, ku thuhej se temë e diskutimit do të jetë përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës.

Ndërkaq, Vuçiq ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë, Antonio Tajani.

Ndërkaq, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, kërkoi nga Kosova dhe Serbia që të marrin “përgjegjësinë e plotë” për ngjarjet që ndodhën më 29 maj në veri të Kosovës dhe “të mos fshihen pas narrativave të rreme”.

Ristuccia po ashtu kërkoi nga palët që të parandalojnë “çdo përshkallëzim të mëtejmë”.

Përmes një njoftimi për media, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se gjatë ndërhyrjes në Zveçan të hënën, 30 ushtarë të këtij misioni u lënduan: 19 nga kontingjenti hungarez dhe 11 nga ai italian.

Më 29 maj, trupat e KFOR-it ndërhynë në Zveçan, pasi paralajmëruan protestuesit serbë që të shpërndaheshin, por ata nuk u bindën.

Serbët lokalë protestuan kundër hyrjes në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit. Ata, po ashtu, kanë kërkuar që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen nga veriu.

KFOR-i tha se ndërhyri në Zveçan “për të shmangur përplasjet mes palëve dhe për të minimizuar rrezikun e përshkallëzimit” dhe se paqeruajtësit “parandaluan kërcënimet ndaj jetës së serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës”.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika